“Britanikët nuk dinë çfarë duan” – Parlamenti hedh poshtë të gjitha alternativat e Brexit
Parlamenti britanik votoi në nisje të javës për të hedhur poshtë të 4 alternativat e propozuara për Brexit. Kryetari i parlamentit John Bercow kishte zgjedhur këto propozime, në përpjekje për të zgjidhur “ngërçin” e Brexit. Qeveria Britanike ka kohë deri më 12 Prill për të vendosur mënyrën se si do të dalë nga Bashkimi Europian. Asnjë prej 4 alternativat e marrëveshjes së Theresa May nuk mori mbështetje mjaftueshëm nga deputetët në raundin e dytë të votimit.
Deputetët dhanë 261 vota pro dhe 282 kundër ndaj propozimit për të qëndruar në tregun e përbashkët dhe unionit doganor me Bashkimin Europian. Kjo do të siguronte marrëdhënie të afërta tregtare pas Brexit. Deputetët dhanë gjithashtu 292 vota kundër fuqisë së parlamentit për të ndaluar daljen pa marrëveshje. Parmalenti kundërshtoi propozimin e një referendumi të dytë për Brexit dhe hodhi poshtë gjithashtu alternativën për të negociuar një union doganor të përhershëm. Asnjë prej votimeve nuk ka fuqi ligjore, por shërben si një informacion për Qeverinë mbi alternativat që kërkon parlamenti.
Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kritikoi procesin e Brexit dhe politikanët britanikë. “Ne e dimë se çfarë nuk do parlamenti britanik. Por ata sna kanë thënë ende se çfarë kërkojnë”, tha Juncker. Kreu i Komisionit quajti gjithashtu ish-kryeministrin David Cameron si një prej “shkatërruesve të mëdhenj të kohëve moderne”, për nisjen e referendumit në Qershor 2016. Kryeministrja Theresa May po kërkon një votim të katërt për marrëveshjen e saj, që është refuzuar 3 herë nga parlamenti nga muaji Janar. Ajo ka kohë deri më 12 Prill që të kërkojë një zgjatje të madhe të Brexit apo të vendosë për daljen pa marrëveshje fare.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.