Buffett thotë se Trump nuk ka pasur shumë efekt mbi ekonominë
Miliarderi dhe biznesmeni amerikan Warren Buffett tha të hënën se Presidenti Donald Trump nuk ka kontribuar shumë në rritjen ekonomike të SHBA deri më tani.
“Unë nuk mendoj se ai ka pasur aq shumë efekt në ekonomi,” tha Buffett në “Squawk Box” të CNBC. Në zgjedhjet e vitit 2016 investitori miliarder mbështeti Hillary Clinton.
“Unë nuk bëj investime apo të marrë vendime biznesi duke u bazuar në atë se kush është president apo që unë mendoj se do të jetë president”, tha Buffett. “Unë kurrë nuk kam thirrur një president në jetën time. Asnjëherë.”
Më herët administrata e Trump ka thënë se propozimet si reforma e taksave dhe shpenzimet për infrastrukturën mund të rritin ekonominë amerikane në 3 për qind ose më shumë. Por në tremujorin e parë, ekonomia e SHBA shënoi ritmin më të ngadalshëm të rritjes në tre vjet në më pak se 1 për qind. Ekonomia pritet të rritet lehtë në tremujorët e ardhshëm për shkak të politikave të Trump, sipas ekonomistëve të Wall Street.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.