Bukuritë e natyrës që nuk duhet të humbisni – Ndër to edhe rrjedha e lumit Osum
Gadishulli Ballkanik është i rrethuar nga deti Adriatik, Jon, Mesdheu, Egjeu dhe Deti i Zi. Ky rajon i nënvleftësuar evropian është plot me struktura dhe formacione mahnitëse gjeologjike, parqe kombëtare, liqene, zona të mbrojtura dhe mrekulli natyrore që i lënë dashamirët e natyrës nga e gjithë bota krejtësisht pa frymë.
- Bled, Sllovenia
Kjo perlë Slloveniane ndodhet 55 km në veriperëndim nga kryeqyteti Lubjanë. Një nga vendpushimet më të mrekullueshme alpine me liqenin e tij të mrekullueshëm blu-gjelbër, me një ishull të vogël që ka të vendosur mbi të një kishë të shekullit të 17-të.
Në këtë vend mund të notosh, të marrësh me qira anije, ,të ecësh në shëtitje ose të vizitosh kështjellën dhe të shikosh panoramën e bukur dhe të qetë.
- Plitvice lakes parku kombëtar,Kroaci
Në një nga parqet më mbresëlënëse kombëtare evropiane, 16 liqene kristalore bien në njëri-tjetrin nëpërmjet një sërë ujëvarash dhe kaskadash. Uji mineral i pasuron shkëmbinjtë përreth, duke ndryshuar vazhdimisht formacionet e parqeve.
Veliki Slap është pamja më e famshme në parkun kombëtar. Është ujëvara më e lartë në Kroaci që arrin lartësinë 78 m. Parku kombëtar i vendosur në pyllëzim të thellë, mbulon një sipërfaqe totale prej 300 km katrorë, ndërsa liqenet bashkohen në një distancë prej tetë kilometrash.
- Pavlova strana, Mal i Zi
Si pjesë e liqenit të Shkodrës Liqeni Kombëtar, fshat-qyteti i Rijekës Crnojevića tërheq të gjithë ata që vizitojnë Malin e Zi. Një nga peizazhet më të njohura në këtë park kombëtar është “Pavlova Strana” me pamje nga lumi dredha-dredha që kalon përmes maleve të lavdishme.
Marrja me qira e një varkë mund të jetë një ide e mirë, pasi kjo është mënyra më e mirë për të parë në peizazhin e mahnitshëm.
- Osumi, Shqipëri
Një nga atraksionet më spektakolare Shqiptare është një grykë e lumit prej 26 km e formuar 2 milion vjet më parë nga erozioni i ujit. Ndodhet ne Shqiperine jugore, prane qytetit te Çorovodes. Lumi Osumi, i cili kalon nëpër qytetin e Beratit, rrjedh përmes kanionit. Gryka përfshin gjashtë seksione të ngushta me shumë shpella dhe kalime nëntokësore gjatë gjithë gjatësisë së saj.
Koha më e mirë për të vizituar grykën është gjatë pranverës kur ka ujëvara të krijuara nga bora e shkrirjes. Ka edhe shumë legjenda interesante për Osumin të thënë nga vendasit.
- Ohrid, Maqedoni
Ky liqen 3 milion vjeçar shtrihet midis qyteteve të Ohrit dhe Strugës në Maqedoninë jugperëndimore, në kufi me Shqipërinë. Liqeni i 7-të më i thellë në Evropë është i rrethuar me male të lavdishme, gjë që e bën edhe më të bukur. Pjesa më e madhe e ujit të liqenit të Ohrit vjen nga burime të shumta sipërfaqësore dhe nëntokësore, prandaj është kaq e veçantë.
- Meteora, Greqi
Manastiret e habitshme të ndërtuara në majat e shtyllave shkëmbore natyrore ranore, në rrafshin e Thesalisë në Greqinë qendrore e bëjnë Meteora një nga vendet më interesante natyrore dhe historike në Evropë. Rreth 25 milionë vjet më parë, këto shkëmbinj të ngurtë janë ndarë nga tërmetet dhe janë djegur nga uji dhe era gjatë një periudhe të gjatë kohore. Manastiret u ndërtuan midis shekullin 14 dhe 16 dhe u bënë qendra ortodokse, duke prodhuar shumë arte fetare.
Meteora është renditur si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
- Cliffs belogradhik, Bullgari
Fenomeni më popullor Bullgar i natyrës ndodhet më pak se 3 orë në veriperëndim të Sofjes, pranë qytetit të Belogradchik. Shkëmbinjtë e mrekullueshëm të formuar nga kushtet e motit janë të shpërndara në një zonë prej 30 km dhe disa arrijnë një lartësi prej 200 m. Ka pesë eko-shtigje të mrekullueshme dhe një fortifikim romak nga i cili mund të shihni pikëpamjet më të mira të këtyre shkëmbinjve madhështorë.
Kini kujdes ngjitja në shkëmb është e ndaluar për arsye sigurie.
- Parku kombetar i retezatit, Rumani
Parku Kombëtar Retezat është një koleksion i akullnajave, liqeneve, luginave, majave dhe shpellave që lë lënë pa frymë. Parku kombëtar më i vjetër rumun ka majat malore më të larta se 2 000 metra dhe 80 liqene akullnajore. Ka shumë kafshë të egra në park, që nga dreri i kuq e deri tek shpendët e egër.
Retezat është vendi ideal për shëtitje, ecje, kampe, ngjitje, ski.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.