Bulevardi i Ri kthehet në kantier – Veliaj: Në fokus të zhvillimit, ambientet komerciale
Bashkia e Tiranës do të fokusohet në dhënien e lejeve zhvillimore në Bulevardin e Ri të Tiranës për ta kthyer atë në një qendër komerciale.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me urbanistë dhe arkitektë, theksoi se lejet e ndërtimit janë dhënë në mënyrë proporcionale dhe se ndërtesat e larta do të vendosen në qendër.
Veliaj u ndal edhe në ndërhyrjen që do të bëhet në 100 lagje të vjetra të kryeqytetit.
Teksa bëri me dije projektet për katër vitet e ardhshme, Veliaj u ndal tek vëmendja që do ti kushtohet Pyllit Orbital dhe pedonalizimit të qytetit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.