Bum aplikimesh për 50 mln euro – Grantet për bujqësinë/Krifca: Disbursimi brenda vitit
Mbi 150 aplikime janë dorëzuar nga fermerët dhe agrobizneset pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, për të përfituar nga thirrja e parë e IPARD me vlerë 50.3 milion euro.
Afati i fundit ka qenë data 30 Janar dhe mbështetja do të jetë për tre masa kryesore, në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.
Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, në një intervistë për SCAN thekson se ditët e fundit ka pasur një bum aplikimesh dhe përtej pritshmërive.
Pas mbylljes së fazës së parë, AZHBR do të nisë me përpunimi e dosjeve, në mënyrë që brenda vitit të disbursohen fondet, pavarësisht se kriteret e forta mund të jenë penalizuese dhe të rrezikohet ky proces.
Aplikimet e thirrjes së parë të programit IPARD për fermerët u hapën më 30 Nëntor 2018, ndërsa fondit në total është 94 milionë euro.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.