Bum padish kundër tatimeve – Bizneset i drejtohen gjykatave për gjobat e detyrimet
Pas një rënie në tetor, i është kthyer trendit rritës numri i bizneseve që kanë paditur në gjykatë tatimet për të kontestuar gjobat apo detyrimet fiskale të vëna në ngarkim prej saj. Gjatë muajit nëntor rreth 20 kompani i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës për shfuqizimin e vlerësimeve tatimore, gjobave e kamatëvonesave të vendosura nga kjo administratë.
Rritja e numrit të padive ndaj tatimeve vjen pas një rënieje në muajt e mëparshëm. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i bizneseve që kishin paditur në gjykatë administratën tatimore ishte 394 në muajin tetor, me një rënie prej 7.5% krahasuar korrikun e këtij viti.
Shkak i rënies ishte pjesërisht amnistia fiskale që ka nisur nga gjysma e këtij viti, ashtu si dhe rinisja e punës së gjykatave në shtator. Gjithsesi mbetet shumë i lartë numri i bizneseve të mëdha që kanë ngritur padi ndaj Drejtorisë së tatimpaguesve VIP.
Mes 70 padive të bizneseve të mëdhenj bien në sy disa prej kompanive me mjaft peshë në jetën ekonomike të vendit. Ato i kërkojnë Gjykatës shfuqizimin e gjobave të kripura prej miliona lekëve, apo rimbursimin e detyrimeve të vjelura pa të drejtë nga tatimet.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.