Bursa Bujqësore, Çelik: Fermerët, nevojë për mbështetje me subvencione
Bursa Bujqësore, edhe pse e lakuar dhe e komentuar shpesh herë për nisjen e saj, ende nuk është bërë realitet. Kjo bursë është një domosdoshmëri për fermerët shqiptarë, në mënyrë që askush të mos abuzojë me çmimet e produkteve të tyre.
Ministri i Bujqësisë së Turqisë, i pyetur nga televizioni SCAN, e ka cilësuar “Bursën Bujqësore” si një domosdoshmëri, por që i takon qeverisë shqiptare që të vendos kohën, se kur do të hapet.
Fermerët shqiptarë, ndër vite kanë pasur dy mënyra të trajtimit financiar, subvencionet dhe fondin e garancisë për kreditim. Ministri turk, i pyetur rreth këtyre skemave të financimit, është shprehur se fermerët gjithmonë kanë nevojë për mbështetje, kështu që subvencionet nuk duhet të mungojnë.
Ndërkohë, duke ju referuar eksperiencës së vendit të tij, Çelik është shprehur se, fondi i garancisë për kreditim përdoret kryesish për fermerët e rinj që hynë në këtë biznes.
Në fund të konferencës për mediat, që pasoi forumin e agrobiznesit Shqipëri-Turqi, të dy ministrat kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar më tej urat e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.