Bursa studimi në Sllovaki – Aplikimet në dy faza. Fondi mujor nga 350 deri në 580 euro
Sllovakia ka shpallur Programin Kombëtar të Bursave për shtetasit e huaj të cilët dëshirojnë të kryejnë studime dhe kërkime pranë universiteteve sllovake. Ky program synon të mbështesë me bursë shkëmbimet e studentëve të huaj universitarë dhe pasuniversitarë, me kohëzgjatje nga 1 deri në 10 muaj për vitin akademik 2017-2018, në programet e studimit Master.
Sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pajisur me një diplomë Bachelor ose të kenë kryer të paktën 2.5 vite studime universitare në një Universitet të akredituar jashtë Sllovakisë.
Sa i takon tarifave mujore që ofron ky shtet ato ndryshojnë në bazë të kualifikimeve për studentët është 350 euro në muaj dhe për doktorantët 580 euro në muaj, e cila jepet për akomodimin e tyre. Programi financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kërkimit dhe Sportit të Sllovakisë .
Sa i takon procedurës së aplikimit, ajo do të realizohet dy herë në vit. Afati i fundit i aplikimit për pranimet është data 31 tetor 2017, ndërsa pranimet në 2018 kanë si afat data 30 prill 2018.
Aplikimi realizohet online në adresën e bërë publike në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit ndërkohë që Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision i Posaçëm i ngritur në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kërkimit dhe Sportit të Sllovakisë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.