Bursat botërore në optimizëm/ Ndalojnë në nivele rekord të larta. Performancë spektakolare për 2019!
Bursat botërore ndaluan në nivele rekord të larta ditën e Martë dhe pritet të tregojnë vitin me performancën më të fortë në një dekadë, duke marrë nxitje nga marrëveshja tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Kompanitë e mëdha në indeksin e titujve të kapitalit në Kinë u rritën me 1%, pasi Kryeministri Li Keqiang tha se qeveria po konsideron masa të tjera për të ulur kostot e financimit për korporatat dhe reduktuar normën e rezervave të detyrueshme për bankat. Pekini lajmëroi gjithashtu plane për të hequr tarifat e importit në disa produkte në fillim të vitit të ardhshëm.
Indeksi MSCI që përmbledh aksionet e Azisë së Paqësorit përjashtuar Japoninë, mbeti i pandryshuar, pasi ka shtuar 3% këtë muaj dhe 24% që prej fillimit të 2019-ës. Indeksi pan-europian i titujve të kapitalit ka qëndruar në nivele rekord të larta, pavarësisht se shumë tregje kanë qëndruar të mbyllura për Krishtlindje. Komentet e Donald Trump se do të nënshkruajë marrëveshjen tregtare të fazës së parë me Kinën, sollën rritjen e aksioneve në Wall Street në nivelet më të lartë të të gjitha kohërave. S&P ka shënuar një nivel të ri rekord për 8 ditë me radhë.
Bursat botërore po i drejtohen fundvitit me një performancë spektakolare, ndërkohë që shumica e klasave të aktiveve, nga obligacionet e tregjeve në zhvillim e deri te aksionet e teknologjisë në SHBA, kanë ofruar kthime të mëdha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.