Bursat e aksioneve ‘festojnë’ kalimin nga Trump tek Biden
Tregjet europiane të aksioneve po lëvizin në territor pozitiv dhe po ‘festojnë’ fillimin e tranzicionit në presidencën e re të SHBA me Joe Biden, pas dritës së gjelbër të Donald Trump. Emri i Janet Yellen, ish guvernator i Fed, për postin e Sekretares së Thesarit (ajo do të ishte gruaja e parë që plotëson atë rol) tërheq gjithashtu tregun.
Ajo mbahet mend për një qëndrim tipik ‘dovish’, “ajo sigurisht që është një figurë miqësore në treg gjithashtu duke pasur parasysh gatishmërinë e saj të padyshimtë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me bankën qendrore të SHBA”, nënvizojnë analistët e Mps Capital Services.
Tregu po vë bast për rikuperimin dhe vaksinat
Investitorët gjithashtu vazhdojnë të venë bast për rikuperimin e vitit 2021, i cili do të shkaktohet nga vaksinat.
“Vaksinat kanë befasuar pozitivisht për sa i përket efektivitetit, vëren Luigi Nardella nga Ceresio Investors, rimëkëmbja ekonomike mund të jetë shumë e shpejtë falë mbështetjes së bankave qendrore dhe qeverisë; ne patëm një përparim në tremujorin e veror”.
Rreziku “për aktivet financiare është ai i një pjerrtësie shumë të shpejtë të kurbave të normës, me rendimentet e obligacioneve në maturitet më të gjatë në rritje – shton ai – Likuiditeti tani është maksimal por me rifillimin e ekonomisë përsëri do të absorbohet nga konsumi dhe bizneset të cilat plotësojnë rezervat “.
Ndërkohë, në shtetet europiane po shkojmë drejt një relaksimi të kufizimeve në funksion të periudhës së Krishtlindjes. Kryeministri, Giuseppe Conte, ka njoftuar gjithashtu një hapje të mundshme të dyqaneve, ndërsa të martën 24 në mbrëmje presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’i flasë kombit. Dyqanet franceze po përgatiten të hapen më 1 dhjetor dhe baret dhe restorantet gjithashtu pritet të rinisin aktivitetet afër sezonit të festave. (ilsole24ore)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.