Bursat europiane i rikthehen fitimeve
Tregjet europiane janë mbyllur në rritje në sesionin e sotëm, pas marrëveshjes së arritur mes Italisë dhe Bashkimit Europian, mbi buxhetin e vitit 2019. Megjithatë, investitorët janë treguar të kujdesshëm, pasi presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, rreth orës 20:30 minuta, ku parashikohet një rritje tjetër e normave të interesit.
Ndërkohë, në Britaninë e Madhe, inflacioni ra në nivelin më të ulët në 20 muajt e fundit.
Edhe çmimet e naftës po qendrojnë në rritje, gjatë ditës së sotme, duke zgjeruar ndjeshëm fitimet në orët e padites, për shkak të rënies së rezervave në SHBA. Referuar të dhënave zyrtare, rezervat e naftës ranë me 497 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 17 dhjetor.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.