Bursat, një javë e mirë- Europë, performanca më pozitive në dy muaj
Tregjet financiare të kontinentit të vjetër janë drejt performancës më të mirë javore në dy muaj. Pavarësisht performancës javore, e Premtja ka qenë një ditë e qetë për bursat europiane.
Indeksi pan europian Stoxx 600 u rrit me vetëm 0.1% në orët e para të sesionit. Euforia e javës ndërkohë vjen si pasojë e bindjes së investitorëve se bankat qendrore nuk do të fillojnë shtrëngimin e politikave monetare aq shpejt sa pritej më parë.
Sa i përket tregut të lëndëve të para, metalet janë regjistruar në nivele të pandryshuara, duke shkaktuar humbje për sektorin minerar.
Yieldet qeveritare të Europës nga ana tjetër kanë pasur po ashtu një javë në rritje të ndjeshme. Kjo është reflektuar edhe në aksionet e sektorit bankar. Ndër të tjera analistët sugjerojnë se, firmat europaine janë pranë një rritje të fitimeve vjetore me rreth 9%, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara rritja fiksohet në 8%.
Këto sinjale mund të çojnë tregjet drejt një tjetër jave në rritje të ndjeshme.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.