Busulla morale e radhës në Itali? Berlusconi, 85 vjeç, synon presidencën!
Italia është gati të zgjedhë një president të ri, që synon të shërbejë si busull morale e kombit dhe të nxisë unitetin duke u ngritur mbi grindjen politike. Silvio Berlusconi mendon se i përshtatet ‘faturave’. Manjati miliarder i medias dhe tre herë kryeministër, i cili hyri në politikë gati 30 vjet më parë me partinë e tij Forza Italia, po manovron për të shtuar zyrën më të lartë të Italisë në rezymenë e tij.
Pa marrë parasysh se ai kishte një dënim për mashtrim tatimor që e përjashtoi atë nga Senati. Për sa i përket shembullit të tij moral, 85-vjeçari ka injoruar prej kohësh akuzat mbi vajzat e reja në mbrëmjet e tij “bunga bunga”, duke deklaruar dikur “Unë nuk jam shenjtor.”
Nga vila e tij e fundit në Appia Antica, rruga e lashtë konsullore romake, Berlusconi, ka lobuar prej javësh te ligjvënësit jashtë grupit të tij të qendrës së djathtë për votat e tyre kur ata të zgjedhin kreun e ardhshëm të shtetit për një mandat shtatë-vjeçar në 24 janar.
Të martën, ligjvënësi dhe kritiku i shquar i artit Vittorio Sgarbi, të cilin Berlusconi e kishte ngarkuar të kërkonte mbështetje, tregoi se perspektivat për të mbledhur vota të mjaftueshme po dukeshin të lëkundshme.
Presidenti i ri do të zgjidhet nga gjithsej 1,009 Zgjedhës të Mëdhenj – ligjvënës të dhomës së ulët të deputetëve dhe të Senatit, plus pesë senatorë të përjetshëm dhe përfaqësues të posaçëm rajonal. Tre raundet e para të votimit kërkojnë dy të tretat e shumicës. Pas kësaj, pragu bie në një shumicë të thjeshtë, 505 vota, dhe ky është objektivi i Berlusconit.
Dy partnerët kryesorë të Berlusconit në një bllok të qendrës së djathtë, Matteo Salvini, i cili drejton Ligën anti-migrante, dhe Giorgia Meloni, i cili kryeson Vëllezërit e ekstremit të djathtë nacionalist të Italisë, mbështetën publikisht kërkimin e tij për pallatin presidencial në Kodrën e Quirinale-s. AP
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.