Buxheti 2018 për shëndetësinë mbi 200 mln euro – “Më shumë personel mjekësor e medikamente”
200 milionë euro do të jetë buxheti i vitit 2018 për shëndetësinë, i cili do të investohet në disa drejtime të rëndësishme të sektorit shëndetësor në Kosovë.
“Investimet kapitale, rritja e personelit mjekësor, rritja e buxhetit për barna esenciale etj, janë vetëm disa nga zhvillimet në drejtim të reformave në shëndetësi. Në ditën e parë kishim premtuar që do ta rrisim buxhetin për shëndetësi, sot, për herë të parë ai do të jetë mbi 200 milionë euro. Kemi shtuar me 126 % mjetet për investime kapitale nga 10 milionë në 24.6 milionë euro. Kemi siguruar mjetet për punësimin e 100 mjekëve dhe 100 infermierëve të ri. Është shtuar për 36 %, krahasuar me vitin paraprak, buxheti për barnat esenciale”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.
Buxheti i Kosovës për vitin 2018, në total do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro dhe pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.