Buxheti afatmesëm 2019-2021 – MIE nis konsultimet me shoqërinë civile
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zhvillojë ditën e enjte dhe të premte takime me përfaqësues të shoqërisë civile. Takimet do të kenë në fokus programin buxhetor afatmesëm 2019-2021 dhe planet e ministrisë për fushat e përgjegjësisë.
Në total do të jenë 10 takime, të ndara sipas temave të programit: transporti rrugor, transporti detar, transporti hekurudhor, transporti ajror, furnizimi me ujë dhe kanalizime, menaxhimi i mbetjeve urbane, planifikimi urban, mbështetja për energjinë, mbështetja për burimet natyrore dhe mbështetja për industrinë.
Për të marrë pjesë në këto diskutime dhe konsulta, ku do të marrin pjesë zv/ministrat përgjegjës dhe sekretari i përgjithshëm i MIE, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat pranë adresës elektronike [email protected] deri në orën 09:00 të ditës së enjte, 26 Prill.
Në raportin e fundit ndërkombëtar mbi Transparencën e Buxhetit, evidentohej si problem për Shqipërinë mospërfshirja dhe ndikimi i ulët i shtetasve në buxhet.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.