Buxheti dhe paketa fiskale 2018 – LSI: Fondi për ndihmën ekonomike të shkojë në 2% të PBB
Buxheti dhe paketa fiskale 2018 kanë qenë në qendër të diskutimit gjatë tryezës së organizuar nga LSI. Gjatë fjalës së saj në këtë tryezë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.
Sipas Kryemadhit nëse buxheti i 2018 do të çonte fondin e ndihmës ekonomike në 2% të GDP ose 200 milionë euro në vit, impakti i kësaj do të ishte më i vogël se dy koncesione që qeveria ka dhënë në shëndetësi.
Sipas kryetares së kësaj force politike Monika Kryemadhi, Buxheti 2018, nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh, ndërkohë që tatimi për të ardhurat e qytetarëve janë rritur dyfish pra nga 10% që kanë qenë në 2013 sot i kemi 23% sikurse është rritur mbi 50% tatimi mbi fitimin për bizneset në 4 vitet e fundit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.