Buxheti i fokusuar te teknologjia – Hammond: Financim për Inteligjencën Artificiale, 5G dhe aftësinë digjitale
Ndërsa dorëzoi buxhetin e tij, Kancelari Philip Hammond , tha se donte të siguronte pozitën e Mbretërisë së Bashkuar si një lider botëror në teknologji dhe inovacion.
Ai përfshinte më shumë para për inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e rrjeteve 5G.
Gjithashtu do të ketë fonde për të financuar makinat autonome që të dalin në rrugë deri në vitin 2021.
Kancelari gjithashtu u zotua për të rritur aftësitë digjitale, duke përfshirë trefishimin e numrit të mësuesve të shkencave kompjuterike deri në 12,000.
“Një biznes i ri teknologjik themelohet në Mbretërinë e Bashkuar çdo orë, dhe unë dua që kjo të jetë çdo gjysmë ore”, tha Kancelari Hammond.
Shpenzimet për teknologjinë
-75 milion për inteligjencën artificiale
-Ndryshime rregullatore për daljen në rrugë të makinave pa shofer
-400 milion paund për pikat e ngarkimit të makinave elektrike
-100 milion paund për të rritur blerjet e makinave të pastra
– 160 milion paund për rrjetet celulare 5G
-100 milion paund për 8000 mësues të tjerë të kualifikuar plotësisht të mbështetur nga një Qendra Kombëtare për Informatikë dhe partneritetit ri-trajnues me TUC dhe CBI për të rritur aftësitë digjitale në fuqinë punëtore
-76 paund milion për të rritur aftësitë digjitale dhe ato të ndërtimit
Edhe pse kancelari e përshkroi Mbretërinë e Bashkuar si një ”lider botëror” në teknologjinë më të fundit, ka dëshmi që tregojnë se po e humbet vendin e saj në skenën botërore.
Një organizatë e re për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim sugjeron që Mbretëria e Bashkuar është në rënie, si në aspektin e hulumtimeve shkencore ashtu edhe në shpikjet e inteligjencës artificiale.
Sipas Tabelës së Pikëve të Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë së OECD-së, Britania e Madhe përbënte 1.9% të aplikacioneve për patentë të lidhura me AI nga viti 2010 deri në 2015.
Hulumtimi sugjeron se 70% e zhvillimit teknologjik të AI po ndodhin në Japoni, Kore, Tajvan dhe Kinë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.