Buxheti i infrastrukturës – Gjiknuri: Tiranë-Elbasan mbyllet për disa muaj, Durrësi me 2 alternativa pa pagesë
Autostrada Tiranë-Elbasan do të përfundojë brenda disa mujash, ndërkohë që kalimi në autostradën Tiranë-Durrës do të jetë me pagesë, por qytetarët do të kenë 2 rrugë alternative për kalimin pa pagesë. I pranishëm në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, prezantoi buxhetin për vitin 2019, duke theksuar se ai mundëson mbylljen e disa prej, kantierëve të nisur prej vitesh.
Sipas Gjiknurit, buxheti i vitit të ardhshëm mundëson edhe financimin e kontratave të partneritetit-publik-privat për kontrata e lidhura, ndërkohë që në lidhje me infrastrukturën aeroportuale bëri me dije se qeveria shqiptare do të jetë e gatshme ta financojë projektin nga buxheti i shtetit.
Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2019 është sa 2.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.