Buxheti i shtrënguar i vitit 2020 – Ekspertët: Pa politika sociale dhe shifra optimiste për rritjen ekonomike
Qeveria ka hartuar një projekt buxhet të shtrënguar për vitin e ardhshëm, që reflekton mungesë politikash sociale, si dhe ulje të shpenzimeve kapitale. I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, i cili bën një analizë të hollësishme të draftit.
Në të njëjtën linjë është edhe ekspertja Elona Shehu, sipas së cilës, më së shumti qeveria ka menduar për të ulur nivelin e borxhit dhe për t’u kujdesur për deficitin.
Ndërsa i takon pritshmërive për rritjen ekonomike, në nivelin 4.1 për qind, eksperti Adrian Civici, mendon se objektivi është më shumë se optimist, duke marrë parasysh treguesit makroekonomikë të këtij viti.
Qeveria ka parashikuar që krahas rritjes ekonomike, deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 1.6 për qind dhe borxhi publik në 62.2 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.