Buxheti nuk “ngre kokë” nga TVSH-ja! 10- mujori furnizon arkën me të ardhurat personale
Të ardhurat në arkën e shtetit për 10 muajt e 2019-ës, arrijnë në 383.3 miliadrë lekë, apo 13.3 miliadrë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa nëse do të marrim në konsideratë rritjen ekonomike të përgjysmuar dhe inflacionin, duket se nuk mund të flasim për një rritje të ardhurash. Ndërkaq, të ardhurat tatimore regjistrohen si 10 mujor në 361 miliardë lekë, apo 14 miliardë lekë më shumë se Janar-Tetor 2018.
TVSH-ja vijon të jetë goditja kryesore e buxhetit për të disatin muaj radhazi, ku për periudhën Janar-Tetor 2019, janë mbledhur 5.1 miliardë lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe në total, regjistrohet 113.4 miliadrë në lekë. Sipas tatimeve, shkaku kryesor është rënia e eksportit të energjisë, përjashtimi nga TVSH i nënkontraktorëve të projektit TAP si dhe luhatjet e kursit të këmbimit. Megjithatë të ardhurat nga TVSH janë edhe tregues kryesorë të konsumit në ekonomi.
Me rënie prej 2.4 miliadrë lekë paraqiten të ardhurat nga taksat nacionale dhe të tjera, pasi janë mbledhur 26.8 miliadrë lekë. Ndërkaq, Tatimi mbi fititmin ka pasur perfomanë në rritje me 2.7 miliadrë lekë krahasuar me vjet, ku janë mbledhur 29.7 miliadrë lekë, tatimi mbi të ardhurat personale po ashtu, ka kontribuuar pozitvisht, ku janë vjelur 40.5 miliardë lekë, apo 9.6 miliadrë lekë më shumë se 10-mujori 2018. Po ashtu, edhe pushteti vendor ka rritur të ardhurat ndjeshëm, me rreth 3.4 miliardë lekë. Sa i takon shpenzimeve kapitale, janë disbursuar 47 miliadrë lekë, apo rreth 54 për qind e fondit total, duke ia lënë pjesën më të madhe fundit të vitit, ashtu sikurse ndodhi gjatë 2018-ës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.