Buxheti për Punët e Jashtme – Bushati: Rritje me 17%, fokus diplomacia ekonomike
Diplomacia ekonomike do të jetë fokusi i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme duke filluar nga viti i ardhshëm.
Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2018, ministri Ditmir Bushati theksoi se krahas prioritetit për hapjen e bisedimeve për integrimin në BE, kjo ministri do ti kushtojë vëmendje përfshirjes së diplomacive, në procesin ekonomik lidhur me investimet në sektor të ndryshëm përfshirë edhe turizmin.
Bushati shtoi se duke filluar nga viti i ardhshëm do të fillojë procesi i regjistrimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e votës.
Buxheti i Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme kap vlerën prej 2.9 miliard lekësh, më një rritje prej 17% krahasuar me një vit më parë. Me bashkimin e ish ministrisë së integrimit, këtij buxheti i shtohen edhe rreth 7 milion euro, investime në projekte që janë duke u finalizuar.
Sipas Bushatit, mbi 50% të këtij buxheti do të shkojë për zbatimin e projekteve ndërkufitare.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.