Buxheti prej 1.8 trilionë euro – Parlamenti europian miraton paketën me një shumicë dërrmuese votash
Parlamenti Europian ka kaluar buxhetin e tij shtatë-vjeçar të BE me një shumicë dërrmuese, duke i hapur rrugën BE-së të ndjekë programet kryesore në vitet e ardhshme. Paketa e buxhetit dhe rikuperimi i koronavirusit prej 1.8 trilionë euro u dakordësua nga Këshilli Europian më parë këtë muaj dhe u miratua në PE të Mërkurën në mbrëmje me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenim.
Ai përfshin një shtesë prej 15 miliardë eurosh për 10 programe, të cilat ajo tha se do të rrisin luftën kundër koronavirusit, do të ofrojnë mundësi për gjeneratën e ardhshme dhe do të mbrojnë vlerat europiane. Presidenti i PE, David Sassoli, e quajti atë një “buxhet historik për një moment historik”, i cili hedh bazat për një “Europë më të gjelbër dhe më të drejtë”.
Rruga për të kaluar buxhetin u ndoq nga çështje që kishin të bënin me Hungarinë dhe Poloninë, të cilat kërcënuan të vinin veton për shkak të kundërshtimit të një mekanizmi që do të kushtëzonte disa fonde me respektimin e një vendi anëtar për vlerat thelbësore europiane.
Por u arrit një kompromis, me mekanizmin e pezulluar ndërsa BE harton plane për mënyrën se si mund të përdoret. “Javët e fundit, ne kemi parë një shfaqje të trishtuar të pengesave nga qeveritë e Hungarisë dhe Polonisë, të cilat dëshironin të merrnin fondin e rimëkëmbjes peng për agjendën e tyre antidemokratike,” tha Ska Keller, një PE i Gjelbër Europian.
“Orbán dhe Kacziynksi, ju nuk u shërbeni as qytetarëve tuaj, as të ardhmes sonë të përbashkët europiane,” shtoi ajo. Pasi të jetë operacionale, BE do të jetë në gjendje të shkurtojë fonde për vendet në raste të shkeljeve sistemike të sundimit të ligjit. Të dy vendet kanë kohë që janë në kundërshtim me BE për çështje të tilla si sundimi i ligjit dhe pavarësia gjyqësore. (Euronews)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.