Buxheti i shëndetësisë, Manastirliu: Dyfishohet ndihma ekonomike, rimbursohen fishat
Fondi i miratuar një vit më parë nga Komisioni i Ekonomisë për rimbursimin e fishave për fëmijët me diabet nuk u përdor. Ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale është menduar që rimburimi i fishave për fëmijët nga 0-15 vjeç të përfshihet në listën e barnave të rimbursuara.
Sa i përket shpërndarjes së ndihmës ekonomik, ministrja Manastirliu deklaron se institucioni që ajo drejton është gati edhe për ofrimin e këtij shërbimi.
Sipas Manastirliut me eliminimin e ndihmës së pjesshme ekonomike do të kemi dyfishim deri në trefishim të kësaj ndihme për familjet në nevojë.
Një risi që parashikon program shëndetësor për vitin 2018 është edhe lënia e vizitës menjë mjek specialist nëpërmjet mjekut të familjes. Kjo do të shmangte radhët e gjata si dhe burokracitë në qendrat shëndetësore.
Referuar financimeve për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore brenda 2018 do të rikonstruktohen 80 të tilla në të gjithë vendin. Fondi për përmirësimin e infrastrukturës në sistemin parësor është në rreth 22 milionë euro.
Referuar mungesës së mjekëve specialistë Manastirliu shprehet se rritja e pagës me 5% si dhe dhënia e bonuseve për mjekët sipas performancës do ndikojë në zbutjen e këtij problem, përfshi këtu edhe rreth 280 specialistë që do të jene gati në janar të 2018, pasi përfundojnë fazën e studimeve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.