“Buy Nothing Day”. Pse nuk duhet të shpenzosh asnjë qindarkë sot
Ditët e fundit shitësit anembanë botës kanë bombarduar publikun me kursime dhe zbritje të mëdha të së Premtes së Zezë, por sot disa njerëz do të qëndrojnë larg dyqaneve.
Sot është “dita e të mos blerit asgjë”, e krijuar 25 vite më parë në Kanada, si një alternativë kundër shpenzimeve të mëdha të së Premtes, ku inkurajon njerëzit të qëndrojnë larg konsumizmit duke mos shpenzuar asnjë qindarkë.
Cila është origjina e kësaj dite?
Dita “Mos bli asgjë”, është themeluar në shator të 1992-it në Kanada nga artisti Ted Dave. Ajo festohet pas Ditës së Falënderimeve në Amerikë (dita e njohur edhe si ‘E Premtja e Zezë’), dhe sot i janë bashkuar kësaj dite më shumë se 65 vende në botë.
Sipas organizatorëve, “Buy Nothing Day” dita ku ju sfidoni veten, familjen dhe miqtë tuaj për t’u çliruar nga pazaret dhe harmonizimi në jetë”.
“Rregullat janë të thjeshta, për 24 orë do të heqësh dorë nga portofoli dhe blerjet e gjërave – kushdo mund të marrë pjesë me kusht që të kalojnë një ditë pa shpenzime!”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.