Bypass-i i Fierit/ Rama: Mbyllen përfundimisht punimet. Nga sot ky aks është i hapur për publikun
Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, është mbyllur përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standardet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit.
Sipas njoftimit këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.
Rama ka njoftuar se brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjatë gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.
🟢 Fier – Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit👍🟢 Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë😊🟢 Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së "Korridorit Blu", Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Monday, June 15, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.