Bypass-i i Vlorës – ARRSH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nga punimet e kryera deri më tani në Bypass-in e Vlorës i cili është 29 km i gjatë janë realizuar:
- 5 Ura me gjatësi 50 -150m
- 15 kryqëzime
- 27 mure mbajtëse
Ndërkaq sipas informacionit të publikuar nga ARRSH po vijon aktualisht puna për:
– ndërtimin e urës 3 dhe ndërtimin e mureve gabion
-betonimin e kanaleve anësore
– formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpateve në zonën e Kaninës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.