Byroja e Sigurimeve – Braçe: Nuk po funksionon ligjërisht
Komisioni Kuvendor i Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehën të martën shqetësim për funksionimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, enti që administron kartonin jeshil dhe fondin e kompensimit për dëmet nga mjetet e pasiguruar.
Kryetari i Komisionit, Erion Braçe, tha se Byroja po funksionon në kushtet e paligjshmërisë, duke mos zbatuar vendimet e Autoritetit Mbikëqyrës, ndërkohë që edhe vetë drejtori ekzekutiv nuk është i miratuar nga AMF, siç kërkon ligji.
Drejtori i ekzekutiv i AMF, Ervin Koçi, pranoi problemet me funksionimin e Byrosë, por tha se Autoriteti nuk po gjen dot një rrugë ligjore për të marrë situatën nën kontroll dhe për të imponuar vendimet e veta.
Me projektligjin e ri për sigurimet e detyrueshme në sektorin e transportit, Fondi i Kompensimit do të ndahet nga Byroja e Sigurimeve dhe drejtuesit do të emërohen direkt nga AMF.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.