Cakaj: Mbi 50 diplomatë do të largohen ose transferohen, ndryshime drastike në konsullata
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi se mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen, në kuadër të vazhdimit të reformimit të diplomacisë drejt një shërbimi më cilësor. Ai njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.
Për realizimin e këtij procesi do të shpallen të pavlefshme mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe pasaportave të Shërbimit. Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë, njoftoi Cakaj gjatë konferencës për shtyp. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi, u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500, duke e cilësuar këtë si të papranueshme. “Kjo të marrë fund që nga java e ardhshme,” tha Cakaj.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.