“Çalon” arsimi profesional – Trajnohen mbi 17 mijë kursantë, punësohen vetëm 861
Reforma e arsimit profesional duket se nuk ka arritur rezultatet e pritshme nga qeveria për vitin që lamë pas. Kështu nga 17.297 kursantë që janë trajnuar pranë qendrave të formimit profesional, vetëm 861 prej tyre kanë arritur të punësohen, apo e shprehur në përqindje, vetëm 4.9 për qind.
Përmes të dhënave zyrtare, vetë Shërbimi Kombëtar i Punësimit, bën me dije se nëse pjesëmarrja në kurset e formimit është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 4.9 % e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë 2017-ës në kurset e profesioneve, kanë arritur të punësohen, apo 1 në 20.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën me dije se ky është një tregues i pa realizuar pasi objektivi ka qenë që të paktën 2 mijë prej tyre të integroheshin në treg. Ekspertët e fushës i argumentojnë shifrat e dobëta, me faktin se mungon një orientim nga nga e qeverisë për zanatet që kërkon tregu i punës, duke bërë që shumë kursantë të zgjedhin kurset e gabuara.
Pjesëmarrësit me nivel arsimor të mesëm përbejnë 59%. Nëse i referohemi llojit të kurseve, shikojmë që përveç kursit Art design dhe përdorim kompjuter, ku një pjesë të konsiderueshme e zënë pjesëmarrësit me arsim të lartë, në të gjitha kurset e tjera arsimi i mesëm përbën mbi 45% të pjesëmarrësve në çdo kurs.
Elisabeta Dosku/SCAN
“Infektohet” formimi profesional – Kursantët mësyjnë gjuhët e huaja, qëllim ikja nga Shqipëria
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.