Canon prezanton aparatin e parë fotografik pa pasqyrë – Detajet dhe specifikat e EOS R
Kompania lider në botën e aparateve fotografikë, Canon, ka prezantuar kameran dhe lentet e saj të para me madhësi të plotë sensori pa pasqyrë. Lëvizja vjen vetëm pak kohë pasi rivali Nikon njoftoi linjën e tij të aparateve pa pasqyrë.
Kjo do të thotë se të dy gjigandët japonezë do të merren seriozisht me aparatet pa pasqyrë, duke ndjekur Sony dhe Fujifilm.
Kamera e re e quajtur EOS R ka një sensor 30.3 megapixel me një rreze ISO nga 100-40,000. Sensori me madhësi të plotë përdor teknologjinë autofocus me dual-pixel. Aparati ka ekran me prekje që mund të lëvizet, si dhe një sy elektronik në krye të trupit.
Pamja është e ngjashme me ato të modeleve DSLR, por sistemi EOS R sjell disa risi si butona të dedikuar për zmadhimin dhe fokusin manual, si dhe lejon hapjen e figurës nga vetë lentja.
Bashkë me aparatin janë prezantuar edhe lentet e para 24-105 mm f/4 L; 50mm f/1.2mm L, 28-70mm f/2 L, dhe 35mm f/1.8 macro.
Kamera do të kushtojë 2,299 dollarë vetëm trupi, si dhe 3,399 dollarë bashkë me lentën 24-105 mm. Porositë e para do të nisin në 12 Shtator, ndërsa shitjet në fund të Tetorit.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.