Çelet garancia 15 miliardë lekë – Denaj: Firmosim marrëveshjen me bankat tregtare
Një ditë pas vendimit të qeverisë, nënshkruhet marrëveshja midis Ministrisë së Financave dhe bankave tregtare për vënien në jetë të garancisë së dytë sovrane prej 15 miliardë lekësh, e cila do t’u japë mundësi bizneseve që të krijojnë likujditet, për t’u ringritur pas pasojave të shkaktuara nga COVID-19.
Ministrja e Financave bëri edhe një përmbledhje të të dy paketave mbështetëse të qeverisë për bizneset, ku theksoi se deri më tani janë mbështetur 85 për qind e subjekteve, ku nga paketa e parë kanë përfituar dy paga 63 mijë punonjës dhe në paketën e dytë kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekësh rreth 100 mijë punonjës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.