Çelja e negociatave me BE – Bushati nga Franca, reformat kyçe për hapin e radhës
Ecuria e reformave kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, ka qenë një nga temat e diskutuara mes Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut të tij francez, Gérard Collomb. Ky diskutim u përqendrua tek zbatimi i vetting-ut dhe impakti që reforma në drejtësi do të ketë edhe në fushën e sigurisë.
Ministrat u ndalën mbi situatën e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar.
Një prej masave që do të merren për parandalimin është dhe stacionimi në Shqipëri i oficerëve të policisë franceze për të kryer operacione të përbashkëta me policinë tonë kufitare.
Në përmbyllje të vizitës së tij, Ministri Bushati u takua me Ministren e ngarkuar me Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.