Çelja e sezonit turistik në Golem – Klosi: E ardhmja, oferta të përbashkëta turistike rajonale
Mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë e përbashkët turistike ekziston, por sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi duhet më shumë koordinim mes palëve. Në eventin që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem, Klosi i vlerësoi ofertat e përbashkëta turistike si e ardhmja e sektorit të turizmit në rajon.
Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për tur operatorët e pranishëm nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300 gjatë sezonit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.