Centrale të reja bërthamore, por të një lloji tjetër! Bill Gates vjen projektin që synon të zgjidhë problemin e ngrohjes globale
Zgjidhja e Bill Gates për ngrohjen globale është kthimi te centralet bërthamore. Bashkëthemeluesi i “Microsoft” në javët e ardhshme do të kërkojë të bindë Kongresin amerikan për të financuar me miliarda dollarë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm, projektin e tij pilot për realizimin e një lloji të ri reaktori bërthamor “më eficient, ekologjik e të sigurtë”.
Gates i ka shkruar një letër Kongresit për të kërkuar një dëgjesë. “Bërthamori është ideal për të luftuar ndryshimin klimatik sepse është i vetmi burim energjie që nuk çliron karbon. Problemi i reaktorëve bërthamorë, veç rrezikut të aksidenteve, mund të zgjidhet përmes inovacionit” ka shkruar në letrën drejtuar deputetëve dhe senatorëve amerikanë ish numri 1 i “Microsoft”.
Në 2006 sipërmarrësi ka themeluar dhe financuar një star-up që e ka emërtuar “Terrapower” për projektimin, kërkimin dhe dizajnin e reaktorëve të rinj bërthamorë. Shoqëria ka 150 punonjës dhe e ka selinë në Washington.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.