Centrali elektrik me erë – HEC Lanabregas shpall tenderin për hartimin e projektit të ndërtimit
HEC Lanabregas ka shpallur një tender me fond 5 milionë lekë për hartimin e projektit të zbatimit dhe preventivit, për ndërtimin e një centrali elektrik me erë.
“Vendi i zgjedhur për instalimin e turbinës eolike është i karakterizuar nga një horografi pjesërisht kodrinore, e cila paraqet një profil te shpejtësisë së erës shume te favorshëm. Territori ka një potencial te konsiderueshëm të energjisë së erës për shkak të orientimeve Veri/Jug, Veri- Veri Perëndim /Jug- Jug Lindje, të cilat garantojnë një përqindje të përgjithshme prej 82% të energjisë së erës së disponueshme” shkruhet në detajet e projektit.
Në maj të 2020-ës, hidrocentrali i Lanabregasit shpalli një tjetër tender me fond 3.2 milionë lekë, për studimin e fizibilitetit, për vendosjen e një impianti eolik.
“Nisur nga shpenzimet e shumta vjetore që Hec Lanbregas sh.a ka si pasojë e pagesës së energjisë elektrike që konsumohet nga stacioni i pompimit u pa e nevojshme studimi për burime të tjera alternative të rinovueshme me qëllim fuqizimin ekonomik dhe mbarëvajtjen e kompanisë. Nga konkluzionet e arritura në studimin e fizibilitetit të mëparshëm vlerësohet si e domosdoshme te hartohet projekt zbatimi për ndërtimin e Kullës Eolike” specifikohet më tej në relacionin teknik.
Jenida Vladi/ SCAN
Lexo edhe:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.