CEO i Deutsche Bank përgatit shkurtime në bankat e investimit ndërsa aksionet ‘prekin’ fundin
Shefi ekzekutiv i Deutsche Bank tha të enjten se ishte i gatshëm të bënte ‘shkurtime të vështira’ në investimet e tyre bankare, e ardhmja e të cilave ka qenë në dyshim pas shumë ristrukturimesh të dështuara. Aksionet e bankës gjermane arritën nivelin e tyre më të ulët pasi Christian Sewing nisi takimin e tij vjetor, ku do të përballet me pyetje nga aksionarët mbi strategjinë dhe udhëheqjen e saja. Investitorët kryesor i kanë kërkuar Deutsche bank të ri dimensionojë aktivitetet e investimeve bankare globale.
“Ne do të përshpejtojmë transformimin duke e përqendruar rigorozisht bankën tonë në biznese fitimprurëse dhe në rritje të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për klientët tanë“, tha Sewing. “Ne jemi të përgatitur për të bërë shkurtime të vështira,” tha ai, pa përcaktuar specifikisht se ku do të ndodhnin shkurtimet.
Aksionet e bankës arritën nivelin më të ulët të enjten duke u tregtuar me 3% më pak në vlerën e 6.42 euro. Aksionet e Deutsche Bank janë ulur me 38% që nga takimi i aksionarëve të vitit të kaluar.
Banka po përballet me pyetje të vështira pas dështimit të bisedimeve me Commerzbank, muajin e kaluar, për t’u bashkuar.
‘Deutsche Bank do të mbetet me seli qendrore në Shtetet e Bashkuara, e cila është kryesisht pjesë e divizionit të bankave të investimit,’ tha shefi i financave James von Moltke në një intervistë me Boersen-Zeitung të botuar të enjten. Por rregullisht po kërkojmë alternativa për të rritur të ardhurat dhe për të ulur shpenzimet në divizionin e investimeve, shtoi ai.
Burimi: Reuters
https://www.reuters.com/article/us-deutsche-bank-agm/deutsche-bank-ceo-prepares-investment-bank-cuts-as-shares-hit-low-idUSKCN1ST0EM
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.