CEO i Goldman Sachs – Solomon shënon “epokën e re” në 149 vite
David Solomon do të jetë CEO i ri i Goldman Sachs , duke shënuar gjeneratën e ardhshme të lidershipit në historinë 149-vjeçare të bankës. Bankieri i investimeve mori përsipër postin si CEO pas Lloyd Blankfein i cili kishte 12 vite në krye, gjatë së cilës ai udhëhoqi Goldman përmes krizës financiare dhe reagimit rregullator që e pasoi atë, si dhe ndryshimeve gjithë përfshirëse që kanë ndodhur në dekadën e fundit në Wall Street.
Solomoni, 56 vjeç, pritet të marrë titullin si CEO në fillim të vitit të ardhshëm, pasi 64-vjeçari Blankfein zyrtarisht të dalë në pension. Në shtator, Solomoni e emëroi Stephen Scherr si shefin e financave, pozicion në të cilin ishte Martin Chavez. Ai gjithashtu emëroi një mik të tij, John Waldron, si president dhe drejtor operativ.
Sfida e Solomonit do të jetë të ekzekutojë një plan për të rritur të ardhurat me 5 miliardë dollarë duke zgjeruar listën e firmave të klientëve dhe llojet e shërbimeve dhe produkteve që përdorin. Një pjesë e kësaj përpjekjeje është operacioni relativisht i ri dhe në rritje i konsumatorëve dhe operacioneve bankare komerciale, të cilat Scherr ishte duke udhëhequr. Rregullimet dhe ndryshimet e reja në tregje e kanë bërë tregtinë më pak fitimprurëse ndaj Goldman, ndërsa këshillimi i klientëve të korporatave të mëdha dhe individëve të pasur u bë burim më i besueshëm i të ardhurave.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.