CEO i Uber: Makinat autonome do të jenë më të sigurta se njerëzit, por ato janë ende “shofere studente”
CEO i Uber, Dara Khosrowshahi tha se kompania është tepër e përkushtuar në programin e vetëngarjes së makinës edhe pse kjo teknologji duhet të përmirësohet edhe më shumë pasi një prej automjeteve të saj autonome vrau një këmbësore në Arizona.
“Në fund të fundit, makinat vetëlëvizëse do të jenë më të sigurta se njerëzit, por tani makinat autonome janë duke mësuar, le të themi se ato janë student ne ngarje”, tha Khosrowshahi.
Uber pezulloi programin e tij në katër qytete testuese pas aksidentit të 18 marsit, që besohet të jetë fataliteti i parë i njohur që përfshin një makinë autonome.
Ky aksident i ndodhur ka rritur shqyrtimin e Uber dhe kompanive të tjera të cilat do të shpenzojnë kolektivisht miliarda dollar duke zhvilluar dhe testuar makina autonome, të cilat pretendohet të reduktojnë ndjeshëm viktimat e trafikut pasi rregullatorët kanë thënë se gabimi njerëzor shkakton 94 për qind të përplasjeve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.