Certifikata e kategorizimit për strukturat akomoduese – DPT: Ata që aplikojnë brenda datës 31 mars do të përfitojnë shkallë të reduktuar të TVSH!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari si strukturë akomoduese, kanë afat deri në datë 31.03.2020, për të aplikuar për marrjen e certifikatës së kategorizimit.
Sipas njoftimit të gjitha subjektet të cilat do të aplikojnë brenda kësaj date do të përfitojnë shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.
DPT bën me dije tatimpaguesit se nuk do të jenë subjekt përfitimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, nëse nuk përmbushin detyrimin ligjor për të aplikuar brenda kësaj date.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.