Çfarë është “Dallga Blu”, që nuk ndodhi në zgjedhjet amerikane, edhe pse ishte parashikuar?
Një gjë e vetme mund të thuhet: Nuk ndodhi “Dallga Blu” që sondazhet projektonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me “Dallgë Blu” kuptohej një valë e madhe votash në favor të kandidatit demokrat Joe Biden ( që ende ka shanse për të fituar).
Kjo nënkuptonte se rezultati do të ishte i qartë në favor të Biden, duke mos lejuar hëpësira për Trump që të ankimonte ligjërisht rezultatin.
Në këtë skenar, demokratët parashikonin që të merrnin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë dhe aq vota sa duheshin sa për të kontrolluar Senatin, duke mundësuar më pas edhe kalimin lehtësisht të platformës ekonomike dhe të nismave të tjera ligjore, pjesë e programit elektoral të shpalosur gjatë fushatës.
Loja mbetet e hapur në garën presidenciale amerikane derisa të jetë më e qartë panorama e atyre që janë cilësuar si ‘sëing States’, shtetet kyçe që nga një zgjedhje në tjetrën kanë luhatje të forta herë duke anuar herë nga demokratët e herë nga republikanët.
Trump ka arritur të fitojë Florida-n, çka e ka mbajtur atë në garë pasi pa këtë shtet presidenti amerikan do të konsiderohej se e ka humbur garën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.