Çfarë i duhet Greqisë sipas opozitës? – Mitsotakis: Taksa e suficit më i ulët dhe rritje agresive e ekonomisë
Lideri i opozitës në Greqi, ka premtuar ndryshime të mëdha ekonomike, ndërkohë që vendi sapo ka përfunduar ndihmat financiare.
Kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, premtoi rikthimin e besueshmërisë së tregjeve dhe bëri të ditur se kërkon të ulë taksat për bizneset vendase dhe ndërkombëtare nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse dhe agresive tatimore.
Sipas tij, kjo mund të arrihet që në muajin e parë në detyrë. Propozimet e Mitsotakis përfshijnë një plan për të ulur taksën e korporatave në 20% në dy vite, gjë që edhe Qeveria aktuale po përpiqet ta bëjë, por në mënyrë më graduale.
Gjatë krizës financiare, vendi ka humbur gradën e investimeve nga të tre agjencitë kryesore të vlerësimit. Mandati i Qeverisë së Siriza përfundon në Tetor dhe zgjedhjet e përgjithshme po afrojnë. Ekonomia greke po merr kthesën, ndërkohë që ka mbyllur 10 vite të ndihmave financiare, dhe prite t të rritet me 2.2% në vitin 2019.
“Greqisë nuk i duhet një normë rritjeje me 2%. Ne duam një rritje ekonomike me të paktën 4%. Ky është objektivi që ne duhet të caktojmë në mënyrë që kreditorët të kënaqen. Në do dërgojmë gjithashtu një sinjal të qartë te tregjet e kapitalit, se e kemi marrë seriozisht. Unë do përpiqem të kthejë Greqinë në gradë të investimeve brenda 18 muajve”.
Ekonomia greke u tkurr me 0.4% në vitin 2015, kur Tsipras u bë kryeministër, dhe ndoqi me një tkurrje me 0.2% në 2016-ën. Qeveria e Tsipras ka projektuar një suficit primar në buxhet prej 4% në 2018 dhe 3.6% në 2019-ën.
Greqia nuk ndodhet më në program të ndihmave, por në këmbim të lehtësimit të borxhit, ka premtuar se do të mbajë një suficit në buxhet prej 3.5% deri në vitin 2022.
“Zoti Tsipras ka rënë dakord për suficite mbi 3.5% deri në vitin 2022. Ky është një objektiv shumë strikt. Ne jemi mbizotëruar nga masat shtrënguese. Arsyeja se pse kemi kaluar objektivat është për shkak se Qeveria ka mbitaksuar klasën e mesme. Arsyeja se pse Qeveria ka kërkuar një suficit më të madh është për shkak se kërkon ta përdorë këtë suficit për ta shpërndarë atë në formën e reklamave elektorale”.
Mitsotakis ka thënë se kërkon të rinegociojë kufirin prej 3.5% të suficitit. Sipas tij, edhe nëse niveli bie në 3 apo 2.5%, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në qëndrueshmërinë e borxhit, por është më shumë simbolike.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.