Çfarë importuam në masë në 5 ditët e fundit? Lista e Doganave/ Kryeson gruri dhe agrumet
Në 5 ditë, apo gjatë datave 12-17 Mars, periudhë që Shqipëria është në zbatim të masave kundër coronavirusit, duket se vendi ynë ka importuar më së shumti nga shtetet partnere, grurë dhe agrume. Sipas të dhënave të detajuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë këtij harku kohor, janë importuar afro 3927 ton grurë dhe meslin nga shtete si Rusia, Italia, Hungaria. Në vendin e dytë për nga sasia e produkteve të importuara, renditen agrumet e freskëta apo të thara.
Tek agrumet përfshiren protokalle, limona, mandarina, nërënxa dhe drurë të tjerë frutorë të këtij lloji. Po ashtu duket se dominon edhe një sasi e lartë importesh të misrit, ku regjistrohet në afro 1307 tonë në 5 dutë, i cili vjen kryesisht nga Italia, Franca, Maqedonia, etj.
Po ashtu kanë hyrë në vendin tonë rreth 1100 ton sheqer, i prodhuar nga kallam sheqeri apo panxhar. Gjatë kësaj periudhe rezulton një listë e gjatë produktesh të zhdoganuara, që nga mishi tek frutat, perimet si dhe mielli, vajra, kafe, çokollata, etj. Sasia e produkteve që blihet nga shtetet partnere lidhet më së shumti me kërkesën në treg gjatë një sezoni të caktuar si dhe mungesën e prodhimeve në vend.
Importet sipas produkteve
Grurë dhe meslin 3927 tonë
Agrume 1886 tonë
Misër 1307 tonë
Sheqer 1100 tonë
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.