Çfarë nuk shkon me Danimarkën?! Jo më pagesa me para në dorë
Qeveria daneze po shqyrton ndryshimin e ligjeve aktuale që e bëjnë të detyrueshme që shumica dërrmuese e dyqaneve të mos pranojnë pagesat me para në dorë.
Masa është pjesë e shtytjes së Kopenhagës për një shoqëri plotësisht “cashless”(pa para) deri në vitin 2030. Ndryshimi i ligjit do lejonte që vetëm karburantet dhe dyqanet e veshjeve të pranojnë pagesat në dorë.
“Nëse do dëshironi të përdorni paratë kesh, do t’ju sugjeroja të shfaqnit kërkesën në dyqanet ku do shkoni për të blerë. Besoj se bizneset i plotësojnë kërkesat e klientëve” u shpreh ministri danez, Rasmus Jarlov.
Lexo edhe këtë: “Lokali ku paraja cash është e pavlefshme” – BBC shkruan për shqiptarin dhe biznesin e tij
Qeveria ka “caktuar një afat kohor 2030 për të hequr plotësisht paratë e letrës”. Pagesat e celularit dhe kartat bankare janë miratuar gjerësisht dhe janë bërë më popullore sesa pagesat në para të gatshme. Ky trend nuk është vetëm në Danimarkë, por edhe në Suedi, Norvegji dhe Finlandë.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.