Çfarë po ndodh me euron? Selami Xhepa: Kërkesa shumë e ulët për monedhën europiane
Për të dytën javë, monedha e përbashkët europiane vazhdon të qëndrojë në nivelet më të ulta historike përballë lekut shqiptar. Në këtë zhvlerësim i cili nuk regjistrohet që prej pothuajse 10 vjetësh duket se ndikojnë pak arsye. I ftuar në emisionin “Argument”, eksperti Selami Xhepa sqaron se cilat janë arsyet e kësaj rënie sipas tij.
I pyetur mbi shtresën e popullsisë shqiptare e cila preket më shumë nga ky zhvlerësim, Xhepa dha këtë përgjigje:
“Oferta e euros në qarkullim është shumë e lartë, dhe duke që është shumë e lartë dhe kërkesa është e ulët sepse aktiviteti ekonomik ky është. Pra ne nuk kemi ndonjë aktivitet jashtë vendit shumë më të fuqishëm, le të themi importe më të shtuara etj, që agjentët ekonomik ta përdorin. Sistemi bankar siç dihet nga ana tjetër është një çikë reflaktar me euron për shkak edhe të iniciativave të bankës së Shqipërisë që kërkon të deeurizohet.
Pra kredia në euro ka rënë dhe rregullat në kreditim janë kufizuar apo shtrënguar nga ana e Bankës së Shqipërisë. Dhe të gjitha këto i kanë lënë shumë pak hapësirë përdorimit euros, dhe për pasojë kërkesa e euros është shumë e ulët, gjë që bën që kursi i këmbimit të reflektojë atë prirje. Atyre që kanë të ardhura në euro normal nuk iu shërben fare.
Ta supozojmë një fuqizim prej 10 për qind i lekut apo zhvlerësim me 10 për qind i monedhës së huaj, nënkupton që të ardhurat e tij do të zhvlerësohen në të njëjtën mënyrë. Është njësoj sikur të shkurtohet rroga me 10 apo 15 për qind në varësi të kursit të këmbimit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë me të ardhurat e emigrantëve, të cilat janë gati 800 milion, dhe janë luhatur gjatë gjithë kësaj kohe, në periudhën më të vështirë, në kulmin e krizës në Europë, në Greqi dhe Itali. Këto prap kanë qenë 700 milion euro. Pra 700 në 1 miliard euro, që janë të ardhura që shkojnë për familjet e shqiptarëve”.
Së fundmi monedha euro është tregtuar ndërmjet vlerës 128 dhe 129 lekë dhe duket se trendi do të vazhdojë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.