Cilat janë 4 politikat që po ndjekin Bankat Qendrore për të ulur rreziqet nga coronavirus
Autoritetet monetare në të gjithë botën po përdorin çdo mjet në dispozicion të tyre për të mbrojtur ekonomitë nga shpërthimi i koronavirusit. Dëmet mund të jenë të mëdha, duke filluar nga ulja e fuqisë blerëse e vazhduar tek shkurtesat në prodhim. Por cilat janë disa nga politikat që autoritetet po ndërmarrin për të minimizuar pasojat e coronavirus?
- Ulja e normës së interesit.
Rregullimet e normës së interesit janë ndër mjetet më të njohura në dispozicion të bankave qendrore, pasi ulja e kostos së huamarrjes për konsumatorët shpesh përkthehet në rritje të shpenzimeve.
- Operacionet afatgjata ‘repo’, marrëveshjet e ripronësimit
Banka e Rezervave të Indisë po synon të nxisë aktivitetin e huazimit përmes operacioneve afatgjata të repos dhe jo nëpërmjet uljes së normave huamarrëse, raportoi Reuters. Veprime të tilla shtojnë para të reja në sistemet financiare për të stabilizuar tregjet dhe inkurajuar kreditimin e bankave.
- Obligacionet anti-epidemi
Bankat shtetërore tani po mbështesin firmat e vendit duke blerë një mori letrash me vlerë për shkak të koronavirus, raportoi të mërkurën Wall Street Journal, duke ndihmuar kompanitë të mbahen në funksion, ndërsa të ardhurat e tyre po fundosen. Të ardhurat e bonove janë pjesërisht të dedikuara për përpjekjet e ndihmës brenda Kinës, sipas The Journal. Më shumë se 150 firma kanë lëshuar versionet e tyre të obligacioneve që nga fillimi i shkurtit, duke mbledhur më shumë se 237 juanë (34 miliardë dollarë) për kompanitë e rrezikuara. Huadhënësit në pronësi të shtetit kanë ndihmuar që kostoja e huazimit të jetë më e lirë për ata që lëshojnë obligacione të tilla duke blerë aksione të mëdha me kamata të ulëta interesi.
- Paketat e lehtësimit
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi të mërkurën një paketë ndihme prej 50 miliardë dollarësh që do të ndihmojë përpjekjet e vendeve për të luftuar epideminë. Financimi ka si synim vendet me të ardhura të ulëta dhe ato të tregut në zhvillim, dhe 10 miliardë dollarë nga shuma e përgjithshme do të jenë në dispozicion me një normë interesi zero përqind, sipas një njoftimit për shtyp.
Vendet nuk kanë nevojë për një program para-ekzistues me FMN, shtoi organizata. “Paketa e ndihmës do të ofrojë një stimul fleksibël për rajone që nuk mund të veprojnë aq shpejt sa mundet një ekonomi e madhe të veprojë.”, tha në një intervistë me CNBC Kristalina Georgieva, drejtore menaxhuese për FMN.
DOSTI BANUSHI – SCAN
BURIMI: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.