Cilat vende përzgjodhën studentët e ekselencës në shërbimin civil? Publikohet lista emërore dhe pozicionet ku u punësuan
Në fund të javës së kaluar u mbyll faza e parë e procesit të përzgjedhjes së vendeve të lira të punës në administratën publike, ku studentët e ekselencës përzgjodhën vendet e punës në institucionet që janë pjesë e shërbimit civil.
Procesi i zhvilluar në zyrat e Departamentit të Administratës Publike zgjati 4 ditë, në të cilin studentët e ekselencës të arsimuar jashtë vendit apo në universitetet publike e private në Shqipëri, zgjodhën vendet e punës që u ofroheshin në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Në total, u ofruan 803 vende pune ku, pa konkurs dhe vetëm mbi bazën e mesatares (9.0-10.00), studentët duhej vetëm të përzgjidhnin vendet që ishin të lira në administratë, duke përfituar një kontratë 1 vjeçare pune.
Lista e plotë e përzgjedhjeve të vendeve në shërbimin civil:
Ndërkohë, pritet që së shpejti të zhvillohet edhe procesi tjetër i përzgjedhjes nga ana e studentëve të ekselencës që kanë aplikuar në portalin punëtëmbarë.al, për të përzgjedhur vendet e lira të punës që janë në institucionet që rregullohen me Kod Pune.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.