Cilësia e bilanceve, Haxhi: Mungojnë shënimet shpjeguese
Pasqyrat financiare të bizneseve në Shqipëri ende lënë shumë për të dëshiruar. Zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi, tha të premten se bilancet kanë mangësi sidomos në informacionin që jepet në shënimet shpjeguese, që janë të domosdoshme për t’i bërë pasqyrat financiare më të qarta dhe transparente për përdoruesit.
Eksperti i Korporatës Financiare Ndërkombëtare, Keler Gjika, tha se cilësia e raportimit financiar është faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike.
Një raportim cilësor dhe transparent rrit besueshmërinë e bizneseve dhe aksesin e tyre në burimet e financimit, duke favorizuar investimet e reja që rrisin prodhimin.
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit organizoi një program trajnimi për standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Departamentit të Çështjeve Ekonomike të Qeverisë së Zvicrës. Nga ky program trajnimi përfituan rreth 1200 profesionistë kontabël.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.