Cilësia e ujit – Pishinat, gjoba dhe mbyllje subjekteve që nuk plotësojnë kriteret
Me nisjen e sezonit turistik veror, pishinat kthehen në pikat më të frekuentuara nga banorët e Tiranës. Për të shmangur rreziqet që mund të ndodhin, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur kontrollet ndaj 150 subjekteve për të parë nëse i plotësojnë kriteret e lidhura në lidhje me cilësinë e ujit apo sigurinë e pushuesve.
Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, tha se problem mbetet mbipopullimi i pishinave apo mungesa e personelit të posaçëm për dhënien e ndihmës.
“Pishinat të cilat janë të destinuara për publikun të tipit a mbipopullohen harrojnë që në këto pishina çdo 2 metra katrorë duhet të jetë e destinuar vetëm për individë sigurisht e patolerueshme nga ana jonë duhet të jetë edhe prania e një instruktori të certifikuar edhe federate e notit edhe nga kryqi i kuq”, tha Deda.
Deda u shpreh se subjektet që nuk plotësojnë kriteret do të gjobiten ose do të mbyllen, kjo edhe si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve apo sëmundjeve të ndryshme, shkruan gazeta Shqiptarja.com
“Ka gjoba administrative por do arrijmë edhe në mbyllje të aktivitetit, por deri sa nuk ka pasur shpërthime epidemike apo aksidente të këtij lloji do të thotë që subjektet po kryejnë aktivitetin e tyre në mënyrë të sigurt”.
Më 15 qershor nis faza e dytë e kontrolleve nëpër pishina për të parë respektimin e kushteve të paracaktuara në ligj gjatë gjithë sezonit turistik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.