Cilët janë kandidatët që kanë kaluar numrin e 10.000 votave në rang kombëtar?
Nga 1.841 kandidatë për deputetë në zgjedhje nga të gjitha subjektet zgjedhore, vetëm 12 janë ata që kanë arritur të tejkalojnë shifrën e 10.000 votave. Edhe pse numri i votave për kandidatët nuk ka mbaruar ende, sidoqoftë, deri në këto momente, lista kryesohet nga Taulant Balla, i teti në qarkun e Elbasanit për PS, me një total prej 21.604 votash.
I dyti në listë është Erion Braçe, me një total prej 14.127 votash, i rendur i pari në listën e qarkut të Fierit, PS. Më tej, Fatmir Xhafaj vjen i treti në listë, me një total prej 12.411 votash, i renditur i 23-ti në listën e PS-së për qarkun e Tiranës. Më tej, renditja vijon si më poshtë:
- Blendi Klosi 12.339 (PS, Qarku Berat, 5)
- Belinda Balluku 12.295 (PS, Qarku Tiranë, 10)
- Lulzim Basha 12.163 (PD, Qarku Tiranë, 1)
- Bledar Çuçi 11.932 (PS, Qarku Gjirokastër, 3)
- Ornaldo Rakipi 11.525 (PS, Qarku Tiranë, 30)
- Saimir Hasalla 11.518 (PS, Qarku Elbasan, 5)
- Niko Peleshi 11.479 (PS, Qarku Korçë, 6)
- Edi Rama 11.412 (PS, Qarku Vlorë, 8)
- Luçiano Boçi 10.930 (PD, Qarku Elbasan, 7)
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.