Cili është start up-i që po sfidon tregun?! – Sigurim shëndeti për vetëm 1 euro në muaj
Një start-up Në Kenia po ofron sigurim shëndeti qytetarëve për vetëm 1 euro në muaj po sfidon tregun e policave të sigurimit edhe pse tendenca duket se po shkon në një drejtim krejt tjetër.
“Deri më tani shumica e mikro-sigurimeve është mbështetur nga grante të cilat nuk janë me të vërtetë modele të vlefshme biznesi,” tha Ted Pantone, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Turakos, në një intervistë në Nairobi. “Me ndryshimet që biznesi ynë po zbaton, ai tregon se ka mundësi të qarta për ta shndërruar atë në një biznes tregtar.”
Turaco, i mbështetur nga GAN Ventures LLC me qendër në Denver dhe fondi i sipërmarrjes i Mercy Corps, po hyn në një industri në tkurrje në ekonominë më të madhe të Afrikës Lindore me produkte themelore të sigurimeve për të ndihmuar në mbulimin e gjithçkaje, nga kostot mjekësore deri tek aksidentet dhe jeta. Me një popullsi prej 47.6 milion njerëz, mbulimi i përgjithshëm i sigurimeve në Kenia ishte 7.2% në 2018 krahasuar me një rekord prej 9.1% në 2014, sipas Autoritetit Rregullator të Sigurimeve të vendit.
Firma fintech është duke përdorur partneritete me bizneset e tjera të shërbimeve të konsumatorit për të arritur një grup më të madh të klientëve të mundshëm, tha Pantone. Ajo përdor teknologjinë e shpërndarjes së produkteve dhe më pas verifikimit të tyre, gjë që ndihmon në ngritjen e marzheve të fitimit. Turaco ka 40 mijë klientë, me një shkallë rritjeje prej 20% cdo muaj.
“Ne do të kemi qindra mijëra klientë deri në fund të këtij viti,” tha ai. “Mikro-sigurimi është mënyra e vetme për të rritur masivisht marrjen e përgjithshme të sigurimit,” ndërsa përdorimi i kapitalit tregtar do të ndihmojë gjithashtu në zgjerimin e industrisë. “Investitorët e mundshëm që do të kontaktojmë kanë qenë pak filantropik nga mendimi sepse është një biznes me rrezik, nuk është aspak një model i provuar biznesi,” tha ai. “Marzhet janë mjaft të ulta dhe nevoja për të patur kapital të ‘durueshëm’ është e paevitueshme.” (Bloomberg)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.